• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester United e Newcastle bëjnë “tris”, Tottenham bie

10/11/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Java e 11-të e Premier League shënoi rikthimin te suksesi të Manchester United në kampionat, duke fituar 3-0 ndaj Leicesterit. Në Old Trafford, Bruno Fernandes kaloi në epërsi Djajtë e Kuq, i pasuar nga një autogol i Kristiansen, që më pas shijuan dhe një gol të mrekullueshëm nga Garnacho në pjesën e dytë. Manchester United rimerr kështu fitoren në ligë dhe ngjitet në 15 pikë, duke lënë Leicester në 10 pikë.

Tottenhami bie në shtëpi, 1-2 përballë Ipswich Town, fitorja e tyre e parë. Szmodics dhe Delap firmosën suksesin e miqve që në pjesën e parë, goli i vetëm i vendasve u shënua nga Bentacur.

Ipswich Town merr kështu fitoren e parë në këtë Premier League, duke u ngritur në 8 pikë, pak mbi zonën e rënies. Pengesë e rëndë për Tottenhamin, i cili mbetet në 16 pikë.

Neëcastle mundi 3-1 Nottingham Forest, një surprizë në fillim të sezonit. Nottingham, si skuadër pritëse në këtë sfidë, arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 21-të, për të mbyllur pjesën e parë me avantazhin 1-0. Por në pjesën e dytë Magpies përmbysën gjithçka me golat e Isak, Joelinton dhe Barnes. Fitorja e dytë radhazi për Newcastle, që ngjitet në 18 pikë. Seria pozitive e Nottingham Forest është ndërprerë, por ende mbetet në një zonë komode falë 19 pikëve të marra.

 

 

 

 

 

Gooool Jarmouni në minutën e 43-të. Tirana ka kaluar në avantazh përballë Bylisit, 1-0.

Next Post

VIDEO/ Roma tronditet në shtëpi nga Bolonja, Fiorentina fiton dhe barazon Napolin kryesues

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.