• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester United e Tottenham Hotspur kryejnë punën, në ndeshjet e para gjysmëfinale

01/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një finale angleze pritet të jetë ajo e garës evropiane të UEFA-së, Europa League dhe atë pas ndeshjeve të para gjysmëfinale.

Të enjten mbrëma, Manchester Unitedi në udhëtim te Athletic Bilbao dhe në Londër, Tottenham Hotspur kundër Bodo/Glimt, realizuan fitore bindëse për të qenë sa më komod për ndeshjet e kthimit.

“Djajtë e kuq” triumfuan 0:3 në një ambient të nxehtë e të vështirë për shumë kë, por që për djemtë e Rubern Amorim ishte një duel shumë i lehtë. Manchester United kreu punën që në pjesën e parë kur shënoj tre gola, përmes Casemiros (30’) dhe dy golëshit të Bruno Fernandesit (37’, 45’).

Të ndihmuar edhe nga kartoni i kuq për vendësit, kur u ndëshkua Dani Vivian, ndeshja në Bilbao u bë edhe më e lehtë për mysafirët që pas një jave kanë një avantazh të madh dhe janë në rrugë të mirë drejt finales.


E në finalen e madhe, që do të luhet pikërisht në “San Mames” të Bilbaos, Tottenhami mund të paraqitet aty pas fitores prej 3:1 në ndeshjen e parë ndaj ekipit Bodo/Glimt.

Magjia dhe befasia e norvegjezëve u ndal, kur londinezët dominuan në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Brenan Johnson në minutën e parë dhe James Madison pas gjysmë ore lojë, i dhanë vendësve avantazhin e dyfishtë. Goli i Solankes në minutën e 61-të ishte një nokaut për mysafirët që kanë punë të madhe e të pamundshme për ta përmbys këtë rezultat një javë më pas. Në fund të ndeshjes, Bodo shënoj golin ngushëllues përmes Saltnes (83’) që mund të jetë i shpresës për duelin e kthimit.

Next Post

Manchester United dominon në Bilbao dhe hedh një hap të madh drejt finales së Ligës së Evropës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.