• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester United fiton si mysafir i Wigan Athletic, kualifikohet në raundin e katërt të FA Cup

09/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Wigan Athletic, ndeshje kjo në kuadër të raundit të tretë të FA Cup.

Pjesa e parë ishte mjaft e pasur në aspektin e rasteve për gol, ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të kaluar në avantazh.

Thelo Aasgaard (3’) i vendasve shpërdoroi një mundësi të artë shënimi për të kaluar ekipin e tij në avantazh dhe Onana bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.

Manchester United kaloi në avantazh përmes Diogo Dalot (22’) i cili shfrytëzoi asistimin e Marcus Rashford për të shënuar për 1-0 në cepin e djathtë të portierit.

“Djajtë e Kuq” patën mundësinë që pjesën e parë ta mbyllin me avantazh edhe më të thellë por e goditën shtyllën në tri raste.

Golin që i dha fund përfundimisht shpresave të vendasve e shënoi Bruno Fernandes (74’) duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Deri në fund të takimit ani pse të dy skuadrat patën rastet e tyre për gol, ata nuk u treguan të saktë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të United.

Të besuarit e Ten Hag tani do të presin fituesin e duelit Newport County/Eastleigh për raundin e katërt të FA Cup.

Next Post

Renato Sanches shkon drejt largimit të Romës, ndërsa Besiktas ka kontaktuar me PSG-në

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.