Saturday, 7. February 2026
Sport

Manchester United “fluturon” me Carrick, vjen fitorja e katërt radhazi në kampionat

GS 07/02/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester United vazhdon të fitojë në Premier league. Që nga ardhja e Michael Carrick në krye të skuadrës, “djajtë e kuq” i kanë ndryshuar gjërat për mirë dhe me fitoren 2-0 ndaj Tottenham, ata kanë fituar katër ndeshje radhazi në kampionat.

Një seri fitoresh që i ka munguar Unitedit për një kohë të gjatë. Mbeumo zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa Bruno Fernandes vulosi fitoren e Manchester United në pjesën e dytë.

Me këtë fitore skuadra e Michael Carrick ngjitet në kuotën e 44 pikëve në klasifikim.

Teilen: