• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester United, gati rrafshimi i 114 viteve histori për një stadium gjigant

19/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Daily Mail” ka dhënë një lajm mjaft të rëndësishëm këtë të enjte: Manchester United është gati të braktisë mitikun “Old Trafford” për ndërtimin e një stadiumi të ri që do të kushtonte 2 miliardë paundë.

Kështu “Teatri i Ëndrrave” do të rrafshohej pas 114 vitesh histori për të krijuar vend për një objekt të ri me kapacitet 100,000 vende.

Këtë verë u zbulua plani për të reduktuar stadiumin aktual në 30,000 vende për të ruajtur historinë e klubit dhe për të siguruar një shtëpi për ekipet dhe akademitë e femrave.

Por sipas informacioneve të mbledhura nga tabloidi anglez, drejtuesit e “Djajve të Kuq” e kanë kuptuar se projekti është i parealizueshëm dhe kushton në mënyrë disproporcionale.

Megjithatë, në rast se “Old Trafford” do të shkatërrohet, është krijuar një grup studimi që mund të ruajë elementet historike (nga ora e Mynihut deri te tuneli përkujtimor i fatkeqësisë ajrore të vitit 1958, si dhe statujat e legjendave nga historia e United).

Nëse merret një vendim përfundimtar deri në fund të vitit, punimet ndërtimore në objektin e “Djajve të Kuq” mund të përfundojnë rreth vitit 2030. Ndryshe, opsioni i rizhvillimit të “Old Trafford”, që kushton gjysmën e shumës, mbetet ende në tavolinë.

Dy faktorët kyç në vendimmarrje do të jenë financat dhe opinioni i fansave. United sigurisht që do të shmangë rritjen e borxhit për stadiumin dhe e vetmja mundësi për bashkëpronarin e klubit do të jetë sigurimi i financimit privat.

Next Post

Gola si të Asanit/ Ylli kuqezi rreshton rrjetat e bukura nga distanca

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.