Portieri Jan Oblak mund të largohet nga Atletico Madrid.
“TodoFichajes” raporton se United, i pakënaqur me paraqitjet e Andre Onana.
“Djajtë e Kuq” janë duke u interesuar për sllovenin Oblak dhe klauzola e përfshirë në kontratën e tij të re me spanjollët mund t’i hapë rrugën e transferimit të tij në Premierligë.
Oblak duket se ka dhënë miratimin e tij që Manchester United të fillojë negociatat për transferimin e tij.
Vlera e tij aktualisht është 35 milionë euro, por klubi synon të fitojë nga ai 50 milionë euro. /Lajmi.net