Real Madrid është lidhur goxha shpesh rreth një transferimi të mundshëm të mbrojtësit të talentuar, Leny Yoro, që për momentin luan te Lille.
18-vjeçari është i hapur të largohet këtë verë nga klubi francez, me Manchester United që tashmë i është bashkuar garës.
Fillimisht, në ‘luftë’ me Realin ishte PSG-ja, mirëpo oferta e tij u refuzua menjëherë.
Lille po kërkon 60 milionë euro për shërbimet e tij, me Yoron që ka vetëm një vit në kontratë.
Real Madridi i ka bërë me dije se nuk do të ofrojë më shumë se 40 milionë euro, madje duke i përfshirë këtu edhe bonuset.
Sipas “Marca”, Manchester United ka shprehur gatishmëri t’i plotësojë kushtet e Lille për një transferim, mirëpo dëshira e lojtarit është të luajë për klubin mbretëror nga Madridi.
Klubi madrilen i ka bërë me dije lojtarit që të luajë në Madrid duhet të refuzojë oferta më të mira, që vijnë në drejtim të tij.
Real Madrid së fundmi kanë zyrtarizuar transferimin e Kylian Mbappes, gjersa janë në rrugë të mirë të sigurojnë edhe shërbimet e Alphonso Davies nga Bayern Munchen.