• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester United , një vit pa fitore në Europë

25/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi anglez, Manchester United, nuk ka fituar asnjë ndeshje europiane prej një viti të tërë pas barazimit 1-1 kundër Fenerbahce të enjten mbrëma.

Hera e fundit që “Djajtë e Kuq” fituan një ndeshje në Europë ishte 1-0 ndaj FC Copenhagen (24 tetor 2023) në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2023-2024.

Që atëherë, ata janë në një seri prej gjashtë ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat europiane.

Klubi nga “Old Trafford” ka humbur dy dhe ka barazuar një nga tre ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Në këtë sezon në Ligën e Europës, United ka barazuar të tria ndeshjet e luajtura.

Ata janë gjithashtu në vendin e 21-të në tabelën e Ligës së Europës.

Hera e fundit që “Djajtë e Kuq” shkuan në një ecuri prej gjashtë ndeshjesh pa fitore në garat europiane ishte në periudhën 1980-1983.

 

Next Post

FOTO/ Bashkëshortja e Ronaldos, Xhorxhina Rodrigez shtrohet në spital

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.