Monday, 23. March 2026
Sport

Manchester United pagoi një “thes” me para për të

GS 10/08/2023 2 Min. Lesezeit

Përvoja e Rasmus Hojlund te Manchester United nuk nis në mënyrën më të mirë. sulmuesi danez, i cili sapo është blerë nga Atalanta, nuk është stërvitur ende me pjesën tjetër të skuadrës.

Hojlund po përballet me një problem fizik që e detyron të punojë individualisht dhe që me siguri do ta bëjë që të humbasë edhe ndeshjen e parë të Premier League-s, kundër Wolverhamptonit.

Siç shpjegohet nga vetë Manchester United në një shënim të publikuar në faqen zyrtare, Hojlund vuan nga një problem fizik që e ka pasur gjatë përgatitjes me Atalantën.

Prandaj sulmuesi po ndjek një program pune të personalizuar në qendrën sportive të klubit.

Për momentin nuk është ende e qartë se kur do të jetë në gjendje Hojlund të vihet në dispozicion të trajnerit Ten Hag.

“Është e vështirë të thuhet se si do të shkojë ky proces, por mendoj se ai po bën përparime. Është e qartë se ai do të luajë kur të jetë në dispozicion, shpresojmë në një kohë sa më të shkurtër,” – deklaroi tekniku holandez.

Manchester United i pagoi Atalantës 75 milionë euro, shumë së cilës mund t’i shtohen edhe 10 milionë në formë bonusesh.

Hojlund ka nënshkruar me Manchester United deri më 30 qershor 2028.

Në sezonin e tij të parë dhe të fundit në Itali, sulmuesi danez luajti 34 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, duke shënuar 10 gola.

Teilen: