Bomba e merkatos së verës, Manchester United transferon yllin e Interit për 60 milionë euro.
Klubet e mëdha nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive në merkato vitet e fundit është Manchester United, me Djajtë e Kuq që kanë piketuar goditjen e madhe për sezonin e ardhshëm.
Mediat britanike, kanë lëshuar një lajm bombastik duke raoprtuar se United synon transferimin e Federico Dimarcos nga Interi.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për italianin, shifër të cilën Interi vështirë ta refuzoj.
Pas eleminimit të hershëm në Champions, zikaltërit duhet të sakrifikojnë një yll për të balancuar financat e klubit dhe mbetet ta shohim nëse do të jetë Dimarco lojtari që do të sakrifikohet.