• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester United sjell në “Old Trafford” talentin portugez

03/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United po përgatitet për të përforcuar mbrojtjen në merkaton e janarit. Sipas të përditshmes angleze “The Sun”, skuadra e trajnerit Erik Ten Hag ka piketuar mbrojtësin portugez Goncalo Inacio.

22-vjeçari luan me ekipin e Sporting Lisbon, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2027.

Kostoja e kartonit të tij është rreth 30 milionë euro.

Goncalo Inacio është një mbrojtës qendre, që këtë vit ka debutuar edhe me ekipin kombëtar, duke realizuar dy gola në tri ndeshje. Një lojtar me shumë perspektivë dhe që kërkohet nga shumë ekipe.

Inacio është lojtari që ka bërë më shumë pasime se çdo futbollist tjetër në kampionaitn portugez këtë sezon. Kjo e ka rritur ndjeshëm vlerën e mbrojtësit, që pritet të zbarkojë në Premier League në janar.

Manchester United është në kërkim të një mbrojtësi qendre pas dëmtimit të Luke Shaw dhe golave të pësuara këtë sezon. Duket se trajneri Ten Hag i beson të riut portugez, që kërkon ta sjellë në “Old Trafford”.

Next Post

“Nuk kemi frikë nga Inter”, Schmidt: Do të bëjmë lojën tonë pavarësisht gjithçkaje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.