Ndonëse shtypi spanjoll e bën të sigurtë transferimin e Alphonso Davies te Reali i Madridit si lojtar i lirë, verën e ardhshme, pasi është në fund të kontratës me Bayernin, në garë për kartonin e kanadezit futet edhe edhe Manchester United.
Bayerni dhe klubi mbretëror nuk arritën një marrëveshje, kështu që kanadezi mendohet se do të kalojë nga Bundesliga në La Liga vitin e ardhshëm, me kosto zero.
Sipas Florian Plettenberg, gazetar i Sky Sportit gjerman, anglezët janë shumë të interesuar për lojtarin 23-vjeçar dhe duan të sigurojnë një përforcim të fortë për krahun e majtë, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e gjatë të Luke Shaw.
Muajt e fundit, “Djajtë e Kuq” kanë folur me përfaqësuesit e mbrojtësit, por tani duhet të bëjnë një propozim konkret për blerjen e tij. Megjithatë, Davies duket se preferon “Los Blancos”.