Fitore për oksigjen nga ana e Manchester United, që vuan por mund Fulhamin 1-0 në ndeshjen që mbylli javën e 23-të të Premier League. Gjithçka u vendos nga goli i Lisandro Martinez në minutën e 78-të.
Fitorja e tretë në 10 ndeshjet e fundit (e katërta duke marrë parasysh suksesin me penallti kundër Arsenalit në FA Cup) për United që rifitoi tri pikët, ndonëse ende ka shumë pasiguri.
Ka ende shumë punë për trajnerin Amorimin, i cili megjithatë shijonl një sukses që është deri tani më i dobishëm për mjedisin sesa për renditjen. Europa mbetet shumë larg, vendi i katërt është 12 pikë larg.