“Askush nuk më ka kontaktuar, por diçka do të ndodhë, është thjesht çështje kohe”.
Këto janë fjalët e ish-trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mancini, i cili kohët e fundit është përfolur për mundësinë e marrjes së drejtimit të Romës dhe Milanit, pas largimit nga Arabia Saudite.
Ai thekson edhe një herë se largimi nga kombëtarja ishte një gabim i madh.
“Nuk do ta bëja më atë zgjedhje për arsye teknike, për arsye futbolli, sepse stërvitja e kombëtares është gjëja më e bukur. Jo, nuk do ta bëja më”, tha ai në një intervistë ekskluzive për “Tg1”.
“Ndoshta nuk jemi kuptuar, ndoshta po të kishim biseduar më shumë do të kishte shkuar ndryshe”, shtoi ish-trajneri axurr, duke iu referuar presidentit të FIGC, Gabriele Gravina. “Sidoqoftë, unë nuk kam asnjë kundërshti ndaj presidentit”.
Po ashtu, Mancini shtoi: “A jam më i kujdesshëm për paratë sesa për fanellën? Historia ime flet qartë, kush nuk e di, mjafton të shkojë dhe ta lexojë, pastaj mund të flasë”.