Tuesday, 6. October 2026
Futboll

Mancini: Ky është personi që më mungon më shumë nga eksperienca ime e parë me Italinë

GS 06/10/2026 1 Min. Lesezeit

I rikthyer mes kritikash pas 3 vitesh në drejtimin e kombëtares së Italisë, trajneri Roberto Mancini arriti dy fitore, 1 barazim e 1 humbje në katër ndeshjet e tij të para të kësaj aventure të dytë, në Nations League.

Pas fitores 3-1 ndaj Turqisë në Bolonja, trajneri “azzurr” kujton me nostalgji periudhën e parë në kombëtare, ku dhe fitoi Euro 2020. I pyetur se çfarë i mungonte më shumë nga periudha e parë, ai tha një emër: “Gianluca Vialli”.

Miku dhe ish-shoku i tij I skuadrës te Sampdoria ishte pranë Mancini në periudhën kur ai drejtoi kombëtaren dhe fituan europianin. Ish-sulmuesi u nda nga jeta gati dy vjet më parë dhe Mancini ia ndjen shumë mungesën.

Teilen: