Detajet kanë filluar të dalin për ofertën nga Arabia Saudite për Roberto Mancinin për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares pas lajmit për dorëheqjen e tij si trajner i kombëtares italiane të dielën pasdite
.
Sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio, Federata e Futbollit të Arabisë Saudite është e interesuar që një kohë të gjatë për trajnerin italian, përcjell GazetaBlic Sport.
Mendohet se Mancinit do t’i ofrohen 18 milionë euro në sezon për të marrë postin vakant si trajner i Arabisë Saudite.
Italianit do t’i ofrohet një marrëveshje trevjeçare, që do të thotë se ai mund të fitojë 54 milionë euro gjatë asaj periudhe bazuar në kohëzgjatjen e kontratës së propozuar.
Teilen: