Thursday, 21. May 2026
Sport

Mancini pranon edhe pagë të vogël vetëm për të drejtuar Italinë

GS 21/05/2026 1 Min. Lesezeit

Roberto Mancini po synon rikthimin e madh në krye të kombëtares së Italisë. Sipas raportimeve të gazetarit italian, strategu italian është i gatshëm të bëjë sakrificë financiare vetëm për t’u rikthyer në stolin e “Azzurrëve”.

Burimet bëjnë të ditur se Mancini do të pranonte një pagë relativisht të ulët, rreth 2 milionë euro në sezon, për të finalizuar rikthimin e tij te Italia.

Pas largimit nga kombëtarja italiane, Mancini duket se nuk e ka humbur kurrë dëshirën për t’u rikthyer në projektin që e çoi Italinë drejt triumfit historik në Euro 2020. Emri i tij vazhdon të mbetet shumë i vlerësuar nga tifozët italianë, ndërsa eksperienca dhe njohja e grupit konsiderohen avantazhe të mëdha.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do t’i takojë presidentit të ri të, i cili pritet të vendosë për drejtimin e ardhshëm të kombëtares. Përveç Mancinit, në garë për stolin e Italisë janë edhe dy emra të mëdhenj të futbollit italian: Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri.

Teilen: