Roberto Mançini nuk është më trajneri i Italisë pas tekniku që fitoi Europianin me “axurrët”, ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë. Fillimisht, ai u shpreh se po largohej për arsye personale nuk mos akuzuar e fajësuar askënd, por së fundmi, Mançini ka folur për “La Repubblica” duke treguar të vërtetën e largimit.

“Nuk kam bërë asgjë për t’u kryqëzuar kështu. Sapo dhashë dorëheqjen dhe thashë se ishte zgjedhja ime, mora përgjegjësinë e plotë për vendimin. Nuk u fsheha. Unë kisha folur me presidentin Gravina dhe u përpoqa t’i shpjegoja arsyet e mia. Nuk e kam lejuar kurrë veten të akuzoj askënd dhe në fund e gjej veten të akuzuar. U përpoqa disa herë të flisja me të dhe të shpjegoja arsyet e mia. I shpjegova se muajt e fundit duhej të më jepte qetësi, nuk e bëri dhe unë dhashë dorëheqjen.
A e kam tradhtuar kombëtaren? Unë kam qenë gjithmonë korrekt. Që kur mbërrita te Italia, hoqa dorë nga mundësitë më fitimprurëse, bëra një zgjedhje dhe ishte puna më e rëndësishme e jetës sime. Kam fituar një kampionat europian, nuk do të jetë shumë, por ndërkohë e fituam. Po të kishte dashur Gravina, do të më kishte mbajtur. Ai nuk e bëri. Do të më mjaftonte një sinjal, nuk ma dha. E vërteta është se ai nuk donte që unë të qëndroja dhe kjo situatë vazhdonte prej muajsh. Por Gravina do të mbahet mend si presidenti që fitoi Kampionatin Evropian, jo për gabimet që bëri”, u shpreh Mançini.
PANORAMASPORT.AL