Tuesday, 16. June 2026
Sport

Manellari largohet nga Elbasani

GS 16/06/2026 1 Min. Lesezeit

Një tjetër largim nga Elbasani. Pas Loukilit, është Isi Manellari, ai që më një postim në rrjetet sociale njofton largimin nga verdheblutë.

“Pas 1 viti të mrekullueshëm, rrugëtimit tim te Af Elbasani i erdhi fundi, dua të falenderoj drejtuesit e klubit dhe stafin për besimin që më dhanë, çunat e ekipit për emocionet që kemi kaluar dhe sigurisht tifozët e zjarrtë që na mbështeten në çdo moment”, shkruan Manellari.

Teilen: