• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manovra e merkatos bardhezi/ Xhuntoli kërkon ta bëjë sulmin… “Shik”

21/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dushan Vlahoviç dëmtohet me kombëtaren dhe Juventusi e gjen veten pa një alternativë të tij në supersfidën ndaj Milanit. Kjo gjë ndodhi pas 16 javësh, por mund të ndodhte edhe më herët për të kaluar sulmin në emergjencë totale.

shikkk

Megjithatë, tashmë mungesa e Vlahoviç është fakt i kryer dhe Mota e Xhuntoli nuk duan që të gjenden në situata të tilla edhe më vonë duke parë se sezoni është i gjatë dhe do të mbyllet në korrik pas Kupës së Botës për klube. Për këtë arsye, drejtuesi i “Zonjës” është i detyruar që përveç mbrojtjes, të ndërhyjë edhe në sulm në merkaton e janarit.

Tashmë në skenë ka dalë një emër që ka qenë edhe më parë i lidhur me Juventusin, por transferimi dështoi në fund. Bëhet fjalë për Patrik Shik i cili ka kaluar në krye të listës së Xhuntolit për sulmin. Shik ishte shumë pranë “Zonjës” në vitin 2017, por transferimi dështoi pasi sulmuesi nuk kaloi dot vizitat mjekësore.

Më pas ai u transferua te Roma, ndërsa aktualisht është pjesë e Bajer Leverkusenit. Në këtë sezon, Shiku nuk është i kënaqur në Gjermani sepse nuk po aktivizohet mjaftueshëm. Prandaj edhe sulmuesi çek është i hapur për një transferim te “Zonja e Vjetër” të cilin e ka kërkuar me ngulm edhe vite më parë.

Xhuntoli ka nisur menjëherë kontaktet e para për të siguruar shërbimet e 28- vjeçarit që në ditët e para të janarit, edhe pse për momentin nuk ka folur ende për shifra konkrete. Megjithatë, mediat në Itali janë të bindura se Patrik Shik është objektivi kryesor i sulmit tashmë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit, Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.