Çelsi e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi të superyllit të PSG-së, Nejmar, sipas raportimeve. Sulmuesi brazilian thuhet se ka paraqitur një kërkesë për transferim nga “Parc des Princes”, ndërsa kërkon një rrugëdalje nga kryeqyteti francez këtë verë. 31- vjeçari mendohet të jetë në treg për një çmim prej 60- 70 milionë paundësh, me preferencën e tij që është rikthimi te Barcelona.
Çelsi është një nga klubet që e ka kërkuar ish-talentin e Santosit, por afrimi i një lojtari në “Stamford Bridge” që paguhet nga kampionët e Francës me 600 mijë paund në javë, nuk mendohet se është një lëvizje e zgjuar financiarisht.
Veç të tjerash, te Çelsi tashmë është ish-trajneri i tij te PSG në stol, Mauricio Poçetino. Dhe tekniku argjentinas nuk mendon se ai është profili i duhur për kulturën dhe stilin e futbollit që përfaqëson. Strategjia e merkatos së ish-trajnerit të Totenhemit synon të sjellë lojtarë të rinj dhe jo emra të mëdhenj.
PANORAMASPORT.AL