Mes parametrave zero dhe shpenzimeve të mirëmenduara, Interi po bën gjithçka për të pasur në fund të merkatos një skuadër të një niveli të lartë.
Të gjitha lëvizjet e zikaltërve ama kanë ndjekur rregullin e përcaktuar në fillim nga presidenti Zhang, për sa kohë ka dalje, do të ketë edhe hyrje.
Davide Fratezi e Markus Turam janë vetëm blerjet e para, me Jan Bisek që do të pasojë dyshen dhe do të ndihmojë jo vetëm për të përforcuar skuadrën, por edhe për ta rinuar atë. Mosha e lartë e grupit ka qenë një nga problemet e Interit në sezonin e kaluar dhe kanë mjaftuar tri largime dhe tri afrime për të bërë që Interi të rinohet me 30 vite.
Gjatë këtyre javëve janë larguar 33-vjeçari D’Ambrozio, 31-vjeçari Brozoviç dhe 37-vjeçari Xheko, një total prej 103 vitesh dhe janë blerë tre lojtarë, që së bashku kanë 73 vite jetë, mes Davide Fratezit (24 në shtator), Jan Bisek (23 në nëntor) dhe Markus Turamit (26 në gusht), me merkaton në hyrje që është gjithmonë e më e orientuar drejt lojtarëve të rinj.
PANORAMASPORT.AL