• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Maqedonia e Veriut U-19, nikoqir i turneut kualifikues në Shkup, ja lista e të ftuarve

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Maqedonisë deri në 19 vjeç do të jetë nikoqir i turneut kualifikues në kuadër të raundit Elitar për kualifikim në Kampionatin Evropian, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet nga 15 deri më 25 korrik në Irlandën e Veriut, në periudhën prej 20 mars deri më 26 mars.

Ndeshjet nga raundi Elitar i kualifikimeve do të luhen në Shkup, në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” dhe në stadiumin “Makedonija G.P”.

Maqedonia U19 gjendet në grupin 7 së bashku me kombëtaret e Zvicrës, Ukrainës dhe Letonisë.

Në kuadër të xhiros së parë të mini turneut kualifikues, të zgjedhurit e përzgjedhësit Toni Jakimovski më 20 mars në qendrën stërvitore “Petar Milosevski” do të përballen me Ukrainën, ndërsa në ndeshjen e dytë Zvicra dhe Letonia do të luajnë në stadiumin e Makedonija GJP.

Më 23 mars, Maqedonia do të përballet me Zvicrën. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore “Petar Milosevski”, ndërsa në Gjorçe do të luajnë Ukraina dhe Letonia.

Raundi i tretë i programit është më 26 mars. Maqedonia luan me Letoninë (qendra stërvitore Petar Milosevski), dhe Ukraina me Zvicrën (stadiumi i Makedonija GJP).

Të gjitha ndeshjet do të luhen me fillim nga ora 14:00. Fituesi në grupin 7 të turneut kualifikues në Shkup do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian 2025 në Irlandën e Veriut.

Përzgjedhësi i kombëtares së re të Maqedonisë, Toni Jakimovski, ka vendosur t’i thërrasë këta futbollistë për kualifikimet e ardhshme në kuadër të raundit Elitar:

PORTIERËT:
Ljupco Xhekov-Sileks
Petar Jakimov-Bellasica
David Stojanovic-Makedonija GJP.

MBROJTJA:
Anes Melici-Shkëndija
Andrej Velkov-A.P. Brera
Andrej Arizankovski-A.P. Brera
Daniel Markovski-Helsenborg, Suedi
Gjorge Xhekov-Sileks
Marko Stojilevski-A.P. Brera

MESFUSHORËT:
Valon Aliji-Union Berlin, Gjermani
Zani Nazifi-Besa
Muhamed Elmas-Gostivar
Martin Gjorgijevski- A.P. Brera
Teodor Nikolovski-Rabotniçki
Lorik Kaba Jakupi- Shkëndija
Lorik Mukhtari- Eichschede, Gjermani
Amir Nuhija-Arsimi
Dimitar Danev- Rabotniçki
Adrian Zendelovski- Skovde AIK, Suedi

SULMUESIT:
Hakija Canovski- St. Gallen, Zvicër
Nikola Velickovski- Makedonija GJ.P.

Raundi elitar i kualifikimeve, turneu në Shkup 20 – 26 mars.

Next Post

“Fenomeni” Ronaldo: Nëse Mbape shkon te Reali, fiton “Topin e Artë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.