Wednesday, 4. March 2026
Sport

Maqedonia e Veriut udhëton për në Manchester, i pret “ferri” kundër Anglisë

GS 17/06/2023 1 Min. Lesezeit

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll pasditen e sotme me një fluturim çarter ka udhëtuar drejt Mançesterit, ku të hënën do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë.

Një fluturim tre-orësh nga Shkupi në Manchester e pret ekspeditën tonë.

Pas disfatës së djeshme ndaj Ukrainës, shpresa është të kemi një surprizë të madhe ndaj rivalit të madh.

Ndeshja luhet në “Old Trafford”, i cili është i shitur dhe nesër djemtë tanë do të bëjnë stërvitjen e zakonshme.

Teilen: