• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Maqedonia U-18 merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Antalya Cup 2024″

16/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia deri në moshën 18-vjeç, në periudhën prej 18, deri më 27 mars, do të marrë pjesë në turneun e fuqishëm ndërkombëtar “Antalya Cup 2024”, i cili do të mbahet në Antalia të Turqisë.

Në turneun e fortë ndërkombëtar, përveç përfaqësueses tonë, do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e të rinjëve të Moldavisë, Estonisë dhe nikoqirëve të Turqisë. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviç në kuadër të këtij turneu shumë të fortë, do të zhvillojnë tre ndeshje, përmes të cilave do të testohet forma jonë.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në qendrën stërvitore në kuadër të hotel “Bellis Deluxe”.

Ndeshjen e parë do ta luajmë kundër Moldavisë më 20 mars me fillim nga ora 16:00.

Në ndeshjen e dytë takohemi me kombëtaren e Estonisë, më 23 mars në orën 18.00.

Tre ditë më vonë është caktuar ndeshja e tretë kundër nikoqirëve të Turqisë. Ndeshja është caktuar për në ora 18:00.

Trajneri Vujadin Stanojkoviç për sfidat e rradhës vendosi të ftoj këta futbollistë:

PORTIERË:

Sllave Vrgov – AP Brera

Amar Haxhibuliç – Rabotniçki

Spasko Ahtarov – Bellasica

MBROJTËS:

Numan Ajetoviq – Novaci

Gabriel Krstevski – Pelisteri

Bojan Ivçeski – Pobeda

Andrej Ljubevski – Rabotniçki

Adrian Neziri – Arminia Bilefilld (Gjermani)

MESFUSHORË:

Nikolla Manojllov – Rabotniçki

Matej Gashtarov – Crvena Zvezda (Serbi)

David Ristovski – AP Brera

Milot Sinani, Arau – Zvicër

Maksimilijan Dimitrijevski – Borusia Menhengladbah (Gjermani)

SULMUES:

Vebi Islami – Shkëndija

David Mateski – Sileksi

Kristijan Gjogjievski – Makedonija Gj.P

Jovan Postolov – AP Brera

Stefan Mlladenovski – Crvena Zvezda (Serbi)

Andrej Siljanoski – Pelisteri

Tarik Demishkoski – Makedonija Gj.P

Davor Lefkovski – Vardari

Altin Aliji – Makedonija Gj.P

Në listë nuk janë Anes Meliqi, Andrej Velkov dhe Muhammed Elmas. Që të tre janë thirrur te përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 19 vjeç, e cila do të jetë nikoqire e mini turneut në kuadër të raundit Elitar eliminatorë për kualifikim në Kampionatin Europian.

Next Post

Ndeshje e zbehtë në Suharekë, Ballkani dhe Llapi ndajnë pikët, Malisheva fiton bindshëm përballë Lirisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.