Tuesday, 19. May 2026
Sport

Maradona do të festonte 63-vjetorin e lindjes, klubi i Napolit: Gëzuar ditëlindjen, Diego i përjetshëm

GS 30/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ylli argjentinas, Diego Armando Maradona do të festonte sot 63 vjetorin e lindjes. Këtë ditë të rëndësishme e ka kujtuar dhe klubi i Napolit përmes një postimi në rrjetet sociale.jytiuu

“Gëzuar ditëlindjen, Diego i përjetshëm”, shkruhet nw Twitter.

Dje para fillimit të ndeshjes kundër Milanit, folësi i stadiumit kujtoi “Pibe de oro”: “Nesër do të kishe ditëlindjen dhe ne do të dëshironim të të kishim këtu midis nesh. Gëzuar ditëlindjen Diego”.

Një fotomontazh i Maradonës duke qëndruar në majë të një mali, përtej reve, u projektua në ekranet gjigante dhe i gjithë stadiumi këndoi për nder të tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: