Saturday, 11. April 2026
Futboll

“Maradona sot do të shënonte një mijë gola, Messi në kohën e tij do të ishte masakruar”

GS 11/04/2026 1 Min. Lesezeit

Dino Baggio shprehet pa dyshime: “Diego Maradona “ka qenë më i madhi, Zoti i futbollit botëror”. Ish-mesfushori i Italisë argumenton se ndryshimi i madh mes epokave lidhet me kriterin e arbitrimit; dikur lojtarët nuk mbroheshin si sot.

Dino Baggio contrastato da Dunga durante Italia–Brasile, finale dei Mondiali persa a USA ’94

“Në kohën tonë të fusnin takat në pulpë, sepse lejohej. Nuk kishte rëndësi nëse godisje topin apo kyçin. Sot është më e lehtë”, – thotë ai. Sipas tij, futbolli ishte më i ashpër dhe mbrojtësit të linin shenja në çdo ndeshje, ndërsa sot faulli jepet edhe pa kontakt. Për këtë arsye, Maradona në futbollin modern “do të bënte një mijë gola”, ndërsa Lionel Messi “do të ishte po aq i fortë, por i masakruar nga kundërshtarët”.

Dino Baggio oggi, a 54 anni

Baggio kritikon edhe futbollin e sotëm italian; më pak hapësirë për të rinjtë, më shumë lojtarë të huaj dhe mungesë identiteti. “Po rrezikojmë të humbasim talente si Roberto Baggio, Christian Vieri apo Fabio Cannavaro”, – paralajmëron ai.

Teilen: