Selekori i Komëtares së Shqipërisë, Rolando Maran gjatë kësaj jave do ta bëjë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Në fakt, lista do të publikohet të shtunën paradite kur edhe selektori Maran do ta mbajë konferencën e parë për shtyp para dueleve me Finlandën dhe Bjellorusinë, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.
Seanca e parë e kuqezinjve është e programuar të zhvillohet të hënën, pra më datën 9 nëntor kur edhe zyrtarisht nis grumbullimi për dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.
Ndeshjen e parë, Shqipëria e luan me 12 nëntor në shtëpi kundër Finlandës kurse të dytën në udhëtim ndaj Bjellorusisë tri ditë më vonë për ta mbyllur sezonin e Ligës së Kombeve.
Aktualisht, Shqipëria i prinë Grupit C1 të Ligës së Kombeve me nëntë pikë të tubuara pas katër ndeshjeve të luajtura.