• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Marash Kumbulla flet për të ardhmen: Rikthehem te Roma, por …

17/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, aktualisht i huazuar te Espanyol, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë për “Gazzetta.it”, ku ka lënë të hapur gjithçka për sezonin e ardhshëm.

“E vetmja gjë e sigurt është se do të rikthehem në kryeqytet. Pastaj do të shohim, sepse për momentin nuk ka as trajner në detyrë,” u shpreh Kumbulla, duke nënvizuar se e ardhmja e tij do të varet nga projektet që do të ketë Roma në verë.

Mbrojtësi shqiptar theksoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me klubin dhe me drejtuesit:

“Federico Balzaretti më telefonon gjithmonë, madje ka ardhur edhe këtu për të më parë nga afër. Marrëdhënia me klubin është shumë e mirë.”

Kumbulla, i cili gjatë këtij sezoni ka gjetur më shumë hapësira dhe formë te Espanyoli, theksoi se më e rëndësishmja për të është që ka rikuperuar fizikisht dhe po luan rregullisht:

“Për momentin nuk mendoj shumë për të ardhmen. E rëndësishme është që kam gjetur vazhdimësi, jam mirë fizikisht dhe kam luajtur shumë.”

Rikthimi në Romë është i sigurt, por e ardhmja e Kumbullës pritet të qartësohet pas vendimeve që do të marrë klubi për trajnerin e ri dhe projektin sportiv për sezonin 2024/2025. 

Next Post

Nëntëdhjetë minutat e fundit, ja të gjitha llogaritë në Bundesligën gjermane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.