• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Maratona e Tiranës, paralizohet kryeqyteti, ja rrugët që bllokohen

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më 20 tetor do të zhvillohet Maratona e Tiranës, edicioni i tetë, ku do të marrin pjesë më shumë se 4500 garues. Mbi 900 janë të huaj nga më shumë se 50 vende të botës. Maratona do të zhvillohet në 4 kategori të ndryshme: Maratonë e plotë prej 42 km, Gjysmë Maratonë me 21 kilometra, kategoria e tretë me 10 kilometra dhe kategoria “Ëe Too” që do të përshkojë vetëm 5 km.

Maratona e Tiranës do të nisë në orën 09:00 e mëngjesit nga sheshi Nënë Tereza dhe do të zgjasë deri në orën 16:00 me finish në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet deri në 11:00 nga sheshi “Nënë Tereza” deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit “Maratona e Tiranës 2024”.

Më datën 20 Tetor 2024, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

– sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Deshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zogu i Parë”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiëanit, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiëanit, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për mbarëvajtjen e aktivitetit ndalohet:

– hyrja me automjete brenda perimetrit të garës;

– parkimi i automjeteve brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur;

– lëvizja me biçikleta, monopatina, apo motomjete, gjatë zhvillimit të garës, në rrugët brenda perimetrit.

Next Post

Suarez nuk dëshiron të ndahet nga Messi.

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.