“Maratonomaku” Ramadani. Mesfushori i kombëtares shqiptare, që luan me Leçen në kampionatin italian është lojtari që ka vrapuar më shumë deri në këtë pikë të sezonit në Serie A.
Sipas statistikave të publikuara nga faqja zyrtare e Serie A, Ramadani ka përshkruar 115.9 km në fushë deri më tani dhe zë vendin e parë në këtë renditje specifike, i ndjekur nga Karlstrom i Udinezes me 114.7 km.
29-vjeçari shqiptar është një nga “shtyllat” e Leçes në mesin e fushës. Këtë sezon ai ka luajtur si titullar në të 10 ndeshjet e kampionatit italian, duke koleksionuar 874 minuta në total.


