Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi garën e Cmimit të Madh të Katarit në MotoGP, suksesi i tretë sezonal. Një sukses që thellon diferencën e pilotit të Ducati me rivalët në renditje.
Garë e fituar me vështirësi nga spanjolli, që shumicën e kohës dueloi me patriotin e tij Maverick Vinales (i dyti me motorin KTM) dhe italianin Francesco Bagnaia (i treti me motorin tjetër Ducati).
Marquez rikthehet te suksesi pas gabimit dy javë më parë, kur u rrëzua.
Një garë të mirë bëri Bagnaia, që e nisi atë nga vendi i 11-të, në fund dueloi edhe për fitoren, por u kënaq me podiumin.
Edhe një herë tjetër motori Ducati ishte më i miri, fitues në 4 garat e zhvilluara deri më tani. Spanjolli kampion në fuqi, Jorge Martin me Aprilia, që debutoi këtë garë pas operacionit, nuk e mbylli dot atë.