Friday, 13. February 2026
Formula 1

Marc Marquez rikthehet te fitorja

GS 13/04/2025 1 Min. Lesezeit

Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi garën sprint të MotoGP, zhvilluar në pistën e Katar. Ai e nisi garën nga “pole” dhe e mbrojti kreun deri në fund.

Marquez dueloi deri në fund me të vëllanë, Alex Marquez me Ducati Gresini, ndërkohë që në podium u ngjit edhe Franco Morbidelli me VR46.

Një garë (11 xhiro) që u diskutua vetëm mes dy vëllezërve Marquez, ndërsa pilotët e tjerë ishin shumë pas dhe larg garës për fitore.

Vetëm i nteti Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati, fitues i garës së kaluar. Debutoi në këtë garë edhe spanjolli Jorge Martin, kampioni i botës në fuqi.

Piloti i Aprilia nuk kishte marrë pjesë në tri garat e para pasi kishte qenë i dëmtuar. Ai e mbylli garën në vendin e 16-të shumë larg zonës së pikëve.

Teilen: