Marc Marquez me Ducati fitoi sot garën sprint të zhvilluar në postën holandeze të Assen.
Ky është suksesi i tetë në garat sprint të këtij sezoni për pilotin spanjoll, gjithnjë e më shumë lider i botërorit të MotoGP.
Një garë ku Marc dueloi deri në finish me të vëllanë e tij Alex Marquez, i dyti me Ducati Gresini. Një dyshe që këtë sezon janë renditur në tetë raste në dy vendet e para në garën sprint.
Në vendin e tretë u klasizikua italiani i Aprilia, Marco Bezzecchi, që edhe pse qëndroi pas dy të parëve nuk mund të bënte asgjë më shumë. Në vendin e katërt u klasifikua Fabio Di Giannantonio me Ducati VR-46 e pas tij Francesco Bagnaia me Ducati.
Pas kësaj gare, Marc Marquez shkëputet 43 pikë ndaj vëllait të tij Alex Marquez, duke dominuar gjithnjë e më shumë botërorin e MotoGP.