Saturday, 18. April 2026
Sport

MARCA: Arbeloa nuk do të jetë trajner i Real Madridit

GS 18/04/2026 2 Min. Lesezeit

Real Madrid po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha, pas një tjetër sezoni zhgënjyes pa trofe.

Sipas raportimeve të Marca, vazhdimësia e trajnerit Alvaro Arbeloa është pothuajse e pamundur.

Drejtuesit e klubit kanë pranuar se projekti i nisur fillimisht nga Xabi Alonso nuk ka dhënë rezultatet e pritura, ndërsa as ardhja e Arbeloas nuk arriti të sjellë kthesën e nevojshme.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se do të ketë ndryshime të thella në skuadër, me afrime të reja dhe largime të mundshme. Problemet janë shfaqur veçanërisht në mbrojtje dhe në mesfushë, ku madrilenët kanë hasur vështirësi ndaj kundërshtarëve të fortë.

Sa i përket pankinës, disa emra kanë dalë në skenë. Didier Deschamps përmendet si një opsion i mundshëm, ndërsa rikthimi i Zinedine Zidane duket i pamundur. Një alternativë tjetër mbetet Jürgen Klopp, edhe pse angazhimi i tij aktual me projektin Red Bull e bën të vështirë një marrëveshje.

Nga ana e tij, Arbeloa ka deklaruar se do të respektojë çdo vendim të klubit dhe nuk do të krijojë probleme në rast largimi.

Teilen: