Sunday, 5. April 2026
Sport

MARCA me titull brutal: Muriqi u jep fund shpresave të Realit për La Liga

GS 05/04/2026 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi dje ishte kryefjala në La Liga pasi shënoi golin e fitores në lojë shtesë ndaj Real Madridit duke ndihmuar sa s’ka Real Mallorcën në luftën e saj për mbijetesë.

Lavdi sulmuesit prizrenas i erdhi anembanë botës, por mediumi spanjoll Marca “përdori” emrin e tij për t’i rënë Realit.

“Muriqi u jep fund shpresave të Real Madridit për La Liga”, thotë titulli.

Mbretërit tani kanë shtatë pikë më pak se liderja Barcelona që mbrëmë fitoi ndaj Atletico Madridit.

Teilen: