Saturday, 21. March 2026
Sport

Marcelo i zhgënjyer, ia theu këmbën futbollistit kundërshtar

GS 02/08/2023 1 Min. Lesezeit

Një moment shumë i sikletshëm ndodhi gjatë ndeshjes mes Argentinos dhe Fluminense në Kupën Libertadores në Amerikën e Jugut.

Ishte minuta e 58’të, ku futbollisti legjendar brazilian Marcelo paqëllim ia theu këmbën kundërshtarit të tij, Luciano Sanchez, shkruan Lajmi.net

Thyrja ishte shumë e tmerrshme dhe kur e pa se çfarë kishte bërë ish-lojtari i Real Madrid filloi të qante.

Ai u ndëshkua me karton të kuq direkt, kurse futbollisti nga Argjentina u dërgua mënjëherë në spital./Lajmi.net/

  


Teilen: