Pak ditë më vonë do të jetë në stadiumin “Arena Kombëtare”, për të arbitruar finalen e madhe të “FINAL 4” për kampionatin shqiptar, por fillimisht duhet të bëjë detyrën në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Ligën e Kampioneve, atë mes Interit dhe Barcelonës.
Do të jetë Simon Marçiniak ai që do të vendosë drejtësi në këtë sfidë dhe UEFA ia ka besuar atij për eksperiencën dhe mënyrën e menaxhimit të ndeshjeve. Mirëpo Interi nuk ka shumë kujtime të bukura nga Marçiniak. Ai ka qenë arbitri i finales së Stambollit, që zikaltrit e humbën kundër Mançester Sitit.
Po ashtu, ka qenë arbitri kryesor i ndeshjes në fazën e 1/8-tave sezonin e kaluar kundër Atletikos ku Interi humbi me penallti. Ai ka arbitruar 2 sfida mes zikaltërve dhe Barcelonës, të dyja në barazim 1-1 dhe 3-3. Në total janë 9 ndeshje për Interin me 2 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje. Zikaltrit vijnë në këtë sfidë pas barazimit spektakolar 3-3 në Katalonjë, por e dinë që përballë kanë një skuadër të vështirë dhe ndoshta më të mirën e momentit. Ashtu si Interi, edhe Barcelona bëri rrotacion në kampionat.
As nga Barcelona nuk pëlqehet si zgjedhje. Fakt është që Marçiniak i janë besuar finale të rëndësishme, si ajo e Botërorit ku Argjentia fitoi trofeun përballë Francës.
PANORAMASPORT.AL