Mëngjarashi që pritet të largohet nga Bournemouth është emri i parë në listë. Bremer i vetëm has vështirësi dhe klubi nuk do më të rrezikojë. Rinovim për Kalulu.
Paqartësitë e së tashmes shtyjnë Juventusin të nisë punën para kohe për të ardhmen. Klubi bardhezi ka hyrë në merkato për të sistemuar mbrojtjen. Bremer nuk mjafton. Me ikjen e Ruganit duhet ndonjë element tjetër me eksperiencë që të rritë kualitetin në skuadër.
Juventusi është në gjurmët e argjentinasit Marcos Senesi, në fund kontrate me Bournemouth, ndërsa Gatti, i cili nuk është më qendror si më parë, pëlqehet në Premier League dhe mund të largohet në verë.
Problemet e Bremer në Stamboll nxorrën në dritë limitet e Juventusit në mbrojtje. Pa brazilianin bardhezinjtë nuk janë solidë, madje edhe më të kanë vuajtur gjatë ndeshjeve të fundit. Janë 13 gola të pësuar në 4 ndeshje, një shifër shqetësuese. Bremer u ndërrua për të evituar ndonjë dëmtim më të rëndë dhe pushimi është i limituar për të. Ndoshta ia del për sfidën e kthimit në Play-off në “Allianz Stadium”.
Juventusi ka pak mundësi të manovrojë dhe pista “Senesi” mund të jetë një okazion. Nga lojtari ka pasur sinjale pozitive. Ai është mëngjarash, një profil që ka përparësi te bardhezinjtë. Senesi nuk është emri i vetëm në listë, por është i pari që po ndiqet nga drejtuesit e klubit për të mbyllur qarkun.
Gati është një ofertë për kontratë 3-4-vjeçare me 4-5 milionë euro. Nga lojtarët që ka në skuadër, Juventusi ka në plan të konsolidojë pozicionin e Kalulu, duke rinovuar me francezin dhe jo me Gatti-n, që është në shënjestër të klubeve angleze.