Tuesday, 5. May 2026
Sport

Marcus Thuram: Duan të na shohin të vdekur, sa shumë ligësi ndaj Interit!

GS 05/05/2026 2 Min. Lesezeit

Francezi, si dy vjet më parë, fton turkun Calhanoglu në chat live në Instagram dhe thumbon Milanin: “Na kritikojnë se nuk kemi fituar ndeshjet e mëdha, a ka ndonjë shpërblim për këtë?”

Marcus Thuram përsërit veten. Ashtu si ditën e titullit të yllit të dytë, sulmuesi i Interit ka folur me shokët e skuadrës dhe tifozët në chat Instagram live, pak orë pas fitimit të titullit të 21-të.

Mes të qeshurave dhe disa pjesëve më serioze, francezi është kapur me ata që e kanë kritikuar Interin: “E kanë me ne. Nuk fitojmë ndeshjet e mëdha, jemi të vjetër… mbase ka ndonjë shpërblim për ata që fitojnë vetëm ndeshjet e mëdha”. Dhe Hakan Çalhanoglu, i ftuari i parë, përgjigjet: “bla bla bla”.

“Na duan të vdekur. Jam vërtet i kënaqur që e kam fituar këtë titull. Gazetarët bëjnë punën e tyre, flas për persona të tifozërive të tjera. Këtë vit ka pasur shumë ligësi ndaj Interit, më ka dhembur në zemër.

Ka shumë njerëz që nuk ia duan të mirën Interit. E kuptoj nëse bën tifo për skuadra të tjera. Si kundërshtar na vërshëllejnë, por disa lloj ligësish nuk i kuptoj. Na urrejnë. Pse më shkruajnë: duhet te vdesësh? Ne thjesht bëjmë punën tonë në fushë”, – ka shkruar Thuram.

Francezi më pas bën humor me Dimarco, Zielinskin dhe Dumfries.

Teilen: