Nuk do të ketë asnjë angazhim me Francën për Marcus Thuram. Sulmuesi i Interit, i cili ka disa javë që po lufton me një problem me kyçin e këmbës së majtë, u largua nga kampi stërvitor i kombëtares franceze për t’u rikthyer në Milano, siç u zyrtarizua nga federata franceze e futbollit:
“Për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme në kyçin e këmbës së majtë, Marcus Thuram nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e planifikuara për të enjten, 20 mars, në Split kundër Kroacisë.
Didier Deschamps ka vendosur ta vërë atë në dispozicion të ekipit të tij Përzgjedhësi do të mbështetet në një grup prej njëzet e tre lojtarësh”.