Saturday, 2. May 2026
Sport

Maresca i zhgënjyer me barazimin e Chelseat: Nuk mund të pësojmë gola në kohën shtesë

GS 14/09/2025 1 Min. Lesezeit

Chelsea ka lëshuar nga duart një fitore të sigurt ndaj Brentfordit, duke pësuar gol në minutat e fundit të kohës shtesë dhe duke u ndalur në barazimin 2-2.

Pas ndeshjes, trajneri i bluve, Enzo Maresca, shprehu pakënaqësinë për mënyrën se si skuadra menaxhoi minutat e fundit.

“Sigurisht, në momentin që shënuam golin e dytë, duhet të menaxhojmë më mirë. Shënuam në minutën e 86-të dhe në atë moment duhet të japësh pasime, duhet të ngadalësosh, duhet ta çosh lojën pak në gjumë. Është diçka që nuk e bëmë dhe është diçka që duhet ta përmirësojmë dhe të mësojmë. Nuk mund të pësojmë gol në fund”, tha tekniku i Chelseat.

 

Teilen: