“Kur një i ri është i aftë, mosha nuk duhet t’i hapë apo t’i mbyllë asnjë derë”. Me këtë deklaratë, Enzo Maresca bëri të qartë se mosha nuk do të ndikojë në zgjedhjet e formacionit, ashtu sikurse ndopdhi për debutimin e Manchester City në “Carabao Cup” ndaj Norwich City.
Trajneri veçoi Kaden Braithwaite, Ryan McAidoo dhe Floyd Samba, tashmë pjesë e rregullt e ekipit të parë, duke vlerësuar mentalitetin dhe përkushtimin e tyre: “Duhet të jenë shembull për të gjithë të rinjtë e tjerë të akademisë. Kam një afërsi të veçantë me lojtarët që rriten në akademi, siç ndodhi me Phil Foden, sepse ndjenja e përkatësisë së tyre është e thellë dhe ndryshe. Më pëlqen t’ua jap një mundësi”.
Maresca vlerësoi edhe cilësitë individuale të tre talenteve: “Ryan McAidoo nuk ka frikë dhe është jashtëzakonisht agresiv në duelet një kundër një, Floyd Samba ka qetësi të madhe para portës, ndërsa Kaden Braithwaite zotëron forcë fizike dhe shumëfunksionalitet të jashtëzakonshëm”.