Manchester City pësoi në fundjavë humbjen e parë në Premier League. skuadra e trajnerit Enzo Maresca u mund 2-1 nga Aston Villa. “Performanca në përgjithësi ishte e mirë, duke marrë parasysh numrin e rasteve që krijuam”, tha trajneri italian.
“Në pjesën e dytë pësuam gol gjatë një tranzicioni, duhej të mbroheshim pak më mirë dhe të kishim pak më shumë fat në atë situatë, por ky është futbolli. Do të nxjerrim mësime nga kjo humbje”, deklaroi Maresca.
Më tej, ai sqaroi: “Ndonjëherë duhet të kesh pak më shumë fat, pasi në total u lejuam atyre vetëm dy raste, ndërsa ne krijuam shumë momente dhe mundësi shënimi”.
“E zhvilluam pjesën më të madhe të lojës brenda zonës së tyre dhe na duhej të ishim më konkretë në ato momente. Duhet t’i shmangim gabimet. Nuk e meritonim humbje, por humbëm“, tha ai.
“Gjithmonë mund të bësh diçka më mirë, por kur përgatit një ndeshje, veçanërisht kundër këtij ekipi. E di që do të ketë situata tranzicioni, ata luajnë për këtë, e presin këtë moment”, tha Maresca
I pyetur për formën e Marc Guehi, i cili u zëvendësua në pushimin mes pjesëve pasi bëri një gabim që çoi te goli i parë: “Jo, nuk jam aspak i shqetësuar për Marc. E di që ai ka luajtur çdo minutë që nga fillimi i sezonit, ndaj nuk është e lehtë”.
“Zëvendësimi u bë sepse ai kishte marrë një karton të verdhë. Duke qenë se duam të luajmë në mënyrë agresive, një karton i verdhë i dytë mund të jetë i rrezikshëm, por nuk jam aspak i shqetësuar“, tha Maresca.