Monday, 23. November 2026
Futboll

Maresca para Napolit: Objektivi është të renditemi mes 8 skuadrave të para. De Bruyne? Një nga më të mirët

GS 23/11/2026 2 Min. Lesezeit

Napoli është në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve. Skuadra e Massimiliano Allegrit do të luajë të martën në transfertë kundër Manchester City, që po kalon një periudhë të vështirë në javët e fundit të Premier League.

Trajneri i “Citizens”, Enzo Maresca, foli në konferencë për shtyp në prag të kësaj përballjeje. Për Kevin De Bruyne, ish-lojtarin e City, që tashmë aktivizohet te Napoli, ai u shpreh: “Kam kujtime shumë të mira. Është një lojtar i nivelit të lartë, i jashtëzakonshëm dhe një nga më të rëndësishmit në historinë e këtij klubi. Jemi të lumtur ta ritakojmë. Do të jetë gjithmonë i mirëpritur”.

Duke folur për momentin e vështirë të Manchester City, Maresca tha: “Ne duam të fitojmë gjithmonë, pavarësisht kompeticionit. Vijmë pas 4 ndeshjesh radhazi pa fitore dhe kjo është për të ardhur keq. Të martën duhet të reagojmë”.

Sa i përket rëndësisë së përfundimit mes 8 skuadrave të para në fazën e ligës, trajneri theksoi: “Gjëja më e rëndësishme është kualifikimi. Edhe nëse nuk përfundon mes tetë të parave, ke mundësinë e ndeshjeve të fazës ‘play-off’. Megjithatë, ne luajmë tashmë shumë ndeshje, ndaj objektivi ynë është të renditemi në tetëshen e parë, për të shmangur edhe dy takime të tjera”.

⚽
Premier LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
⚽
Serie ARezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: