Chelsea u detyrua të luante me një lojtar më pak që në fillim të ndeshjes kundër Manchester United, pas përjashtimit të portierit Robert Sanchez në humbjen 2-1.
Kjo situatë e vështirë e detyroi trajnerin Enzo Maresca të bënte disa ndryshime brenda 21 minutave lojë.
Ai zëvendësoi Estevao Willian dhe Pedro Neto, ndërsa pak më vonë edhe Cole Palmer, duke futur lojtarë më të orientuar drejt mbrojtjes, përfshirë edhe portierin rezervë Filip Jorgensen.
Duke folur pas humbjes 2-1, Maresca shpjegoi arsyet e tij taktike dhe tregoi pse bëri zëvendësimet.
“Ata janë mësuar të sulmojnë me pesë lojtarë, prandaj në atë moment ne duhej të mbroheshim me pesë,” tha ai për Sky Sports.
“Kur jemi 11 kundër 11 mund të mbrohemi me katër, por me një lojtar më pak, ideja ishte të forcohemi me pesë.”
Trajneri shtoi se zëvendësimet e lojtarëve ofensivë ishin të domosdoshme.
“Vendosëm të ndërronim Estevaon dhe Pedro Neton, ndërsa Cole Palmer u zëvendësua më pas, pasi ai nuk ishte 100 për qind i gatshëm për këtë ndeshje. Këtë mëngjes ai bëri një test dhe ishte mirë, por jo plotësisht në formë. Pas 20 minutash, vendosëm ta nxirrnim jashtë”, tha Maresca.
Chelsea tashmë duhet të reagojë shpejt, me Marescën që kërkon të rikthejë stabilitetin e skuadrës pas këtij zhgënjimi.