Klubi gjerman Union Berlin ka hyrë në histori duke emëruar Mari-Louise Eta si trajneren e përkohshme të ekipit të parë, duke e bërë atë gruan e parë që drejton një skuadër në Bundesliga dhe në një nga pesë ligat më të mëdha të Evropës.
Pas shkarkimit të trajnerit Steffen Baumgart, 34 vjeçarja mori drejtimin e ekipit, në një moment të vështirë për klubin që po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman.
Ndërkohë, Eta nuk është një emër i panjohur në klub. Ajo ka qenë më parë trajnere e ekipit U19 dhe asistente në ekipin e parë, duke bërë histori që në vitin 2023 si gruaja e parë asistente në Bundesligë.
Para karrierës si trajnerë, ajo kishte një të kaluar të suksesshme si futbolliste, ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve për vajza me Turbine Potsdam dhe disa tituj kampionë në Gjermani.
Detyra e saj kryesore tani është të ndihmojë Union Berlin të sigurojë mbijetesën në ligë në ndeshjet e mbetura të sezonit, përpara se të marrë drejtimin e ekipit të vajzave në verë.
Emërimi i saj konsiderohet një moment historik për futbollin evropian dhe një hap i madh drejt barazisë gjinore në sport.