Liga e Mbretërve, një kompeticion i krijuar nga Gerard Pique, do të organizojë Kupën e parë Botërore, ku do të marrin pjesë disa vende nga e gjithë bota.
Gjermania është përfshirë dhe do të përfaqësohet nga Mario Gotze , në partneritet me Younes, një krijues i përmbajtjes, transmeton GazetaBlic Sport.
Lojtari që vendosi finalen e Botërorit 2014, duke shënuar golin ndaj Argjentinës, aktualisht ndodhet në Frankfurt , ku vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm.
Këtë sezon, 31-vjeçari luajti në 34 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe katër asistime.
/GazetaBlic Sport/