Thursday, 14. May 2026
Sport

Mario Mitaj rikthehet tek AEK-u

GS 14/05/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj ka gjasa që sezonin e ardhshëm të luajë në kampionatin e Greqisë.

Në të vërtetë, Mitaj në afatin kalimtar të verës pritet të rikthehet te AEK-u i Athinës, pasi drejtuesit e klubit kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Mitaj është pjesë e Al-Ittihadit dhe me ekipin nga Arabia Saudite, ka kontratë deri në verën e vitit 2028 kurse çmimi i tij kartonit të tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.

Te skuadra greke po e shohin Mitajn si përforcim të duhur për mbrojtjen, duke pasur parasysh se sezonin e ardhshëm do të paraqiten në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i krahut të majtë, është zhvilluar si futbollist tek AEK-u dhe ka luajtur dy sezone me ekipin e parë, përpara se në vitin 2022 të transferohet te Lokomotiva e Moskës.

Ai në vitin 2024 u transferua në Lindjen e Mesme dhe me Al-Ittihadin ka fituar titullin dhe Kupën e Arabisë Saudite.

Në sezonin aktual, 22-vjeçari ka regjistruar 33 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 3 asistime.

Teilen: