Thursday, 28. May 2026
Sport

Mark Iuliano tregon arsyet e krizës: Lojtarët s’kanë më lidhje me fanellën e Juves

GS 06/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-futbollisti i Juventusit, si dhe ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano nuk i ka kursyer aspak kritikat për bardhezinjtë dhe trajnerit e tyre, Tiago Mota.

iuliano

Sipas tij, lidhja mes futbollistëve dhe fanellës nuk është më e njëjta “Kundër Empolit më ka pëlqyer Kolo Muani dhe Veiga në mbrojtje. Ende nuk mund të them se Juvja e ka fituar besimin, pasi ky sezon po tregon se po vuajnë shumë dhe ka plot ulje-ngritje. Është e qartë që ka nevojë për t’u konfirmuar.

Flitet gjithmonë për Motën, por në fund janë lojtarët që zbresin në fushë. Thuhet që ka pak ‘juventizëm’ brenda skuadrës, por gjërat kanë ndryshuar. Lidhja me fanellën nuk është më si më parë”, tha Iuliano.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: